Kalo te lënda

Arrestohet për zhvatje dhe kërcënimin për publikim të video-inçizimit

f1_13arrest1360757459Ferizaj 13 shkurt- Është arrestuar mbrëmë nga policia e Ferizajt, B.Rr.(20) i dyshuar për veprën penale të detyrimit dhe shantazhit. I dyshuari kishte kërcënuar përmes telefonit, një qytetar, duke e shantazhuar dhe detyruar që t’ia jepte 6 mijë euro se në të kundërtën do të publikonte një video inçizim.

“Në një lokal në Ferizaj, i dyshuari është kapur në flagrancë nga policia, në kohën kur po i merrte paratë e kërkuara nga viktima. Paratë dhe video – incizimi, janë konfiskuar nga policia dhe do të shërbejnë si prova materiale të këtij rasti”, ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Ferizaj. Për faktin se çfarë përmbante ky lloj incizimi nuk është bërë e ditur me qëllim të mbrojtjes së personalitetit të viktimës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në kompletimin e rastit. (Foto nga arkivi)

Lini një koment