Kalo te lënda

Aksidente, dy të vdekur

fotoNjë aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Një person me biçikletë është përplasur nga një makinë. Fatkeqësisht përplasja ka qenë e fortë, dhe e ka lënë të vdekur personin. Aksidenti ka ndodhur pranë një pike karburanti, në afërsi të Urrës së Dajlanit. Sipas policisë drejtuesi i automjetit, makina e të cilit u identifikua është larguar menjëherë nga vendi ngjarjes pa i dhënë ndihmë viktimës. Ndërkohë policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur identitetin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia ka identifikuar makinën që kreu aksidentin dhe ka shpallur në kërkim pronarin e saj.

Vlorë, tjetër viktim

Ndërkohë një tjetër viktimë është shënuar në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Identiteti i viktimës është Saip Hoxha 49 vjeç. Sipas policisë 49-vjeçari është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:30, kur 49-vjeçari Shuaip Hoxha nga fshati Rroms, ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet tip “Saab” me targa italiane CD 243 Le.

Përplasja ka qenë fatale për 49-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku ka deklaruar se për shkak të errësirës në rrugën e “Ujit të ftohtë” nuk ka arritur ta shikojë viktimën./Indeksonline/

Lini një koment