Isa për kryeministër
Eqrem Kryeziu nga LDK ka deklaruar se tani Kosovës i duhet zhvillim ekonomik dhe sipas tij, njeriu i duhur për të arrit këtë është kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.
“Unë nuk njoh ndonjë njëri më të përshtatshëm, që është figurë publike, për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës së sa zotni Isa Mustafa. Ai ka një provojë të madhe në aspektin menaxherial dhe profesional. Zotni Isa Mustafa është një ekspert i cili do të mund të komunikonte në mënyrë normale me të gjithë ekspertet evropian për çështjet ekonomike. Gjithashtu, në këtë fazë kur lypset infuzion për zhvillim ekonomik, unë nuk dijë se ka njeri më të përshtatshëm se sa Isa”, është shprehur Kryeziu për “Epoka e re”.