Kalo te lënda

Zariçi largohet nga PDK-ja, e quan parti të emërimeve dhe të diktatit

f1_07zari-jpg1360222956Ferizaj, 7 shkurt – Xhavit Zariçi, deri të mërkurën, ishte anëtari i PDK-së në Ferizaj, që mbante librezën e Degës së kësaj partie, me numrin rendor dy. Mirëpo ish-themeluesi i kësaj Dege të PDK-së në Ferizaj, ka vendosur që të japë dorëheqje të parevokueshme nga çdo funksion në këtë parti si dhe nga të qenët anëtar i saj. Ai aktualisht është kryesues i Kuvendit komunal të Ferizajt i zgjedhur pikërisht nga radhët e PDK-së. Zariçi pati pasuar paraardhësin e tij Agim Aliu, i cili në zgjedhjet e jashtëzakonshme u zgjodh kryetar i Komunës. Zariçi, krahas bërjes publike të dorëheqjes së tij nga anëtarësia e PDK-së, bëri publike edhe një sërë arsyesh që e kishin shpënë të ndërmerrte një hap të tillë.

(Pse ka dhënë dorëheqje Zariçi, si funksionin PDK në Ferizaj, pse për asgjë nuk pyetet PDK në Ferizaj, kush është zhvatës nga PKD sipas Zariçit, lexoni sot në Koha Ditore)  

Lini një koment