Kalo te lënda

Vllasi: Turp për Jahjagen që tha njëqind fjalë për Veriun e asnjë fjalë për Preshevën me Nikolicin ?!

azemVlla-300x243Prishtinë, 7 shkurt (AIP) -Se si e vlerësin takimin e djeshëm mes presdientes së Kosovës Atifete Jahjaga me homologun e saj serb Nikolic në Bruksels avokati i njuhr kosvar Azem vllasi, njëherit politikan i rryer në ish-Jugosllavi qëë ja njeh mirë “zorrët n’barkë” Serbisë në një bsiedë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” është shprehur tepër i zhgënjyer nga ky takim.

 

Sipas Azem Vllasit, këshilltar i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës “Takimi i Presidentes së Kosovës Jahjaga me atë të Serbisë Nikolic ishte një gjest më shumë protokolar dhe simbolik, pa përmbajtje esenciale politike. Qëllimi ishte që të dyja palët të demonstrojn vullnet për vazhdimin e dialogut të nisur që do të vazhdoj në mes kryeministrave të të dyja vendeve. Secili u deklarua se cilat pozicione i ka të njohura për opinionin. Nikoliqi tha se Kosova nuk është shtet, ndërsa Jahjaga tha se Kosova është shtet, gjëra këto tashmë jo të reja. Sido që të jet, kryetari i Serbisë u takua me Kryetarin e shtetit të Kosovës në vendin e tretë, në qendren e diplomacisë evropiane dhe kjo vetvetiu e ka domethënien e vet.”

 

Nga shumë analistë dhe liderë kosovarë sikur nga z.Demaci etj…ky takim është pritur me mjaft rezervë dhe i ftoftësi për shkak se asnjë kusht nuk u kërkua nga presidenti serb nikolic,, bile së paku për krimet dhe gjeonicidn serb në Kosovë..se a pajtohe tme ketë z.Vllasi, ai në vazhdim ka pohuar se “Që moti pala kosovare si palë e dëmtuar që ishte në konflikt me Serbinë, në biseda nuk shtron kurfar kushtesh, dhe kjo është jo vetëm e pakuptushme por edhe poshtruese për neve duke pasur parasysh se cka ndodhi në mes nesh dhe Serbisë. Mendoj se takimi në Bruxel ishte rast i mirë që Atifete Jahjaga të kërkonte nga presidenti serb që ai publikisht aty të depononte një deklarim apo premtim publik tash kur ky vend gjendet para pragut të anëtarsimit nw BE-së që Srbia do ta hjek nga Kushtetuat e vet Kosovën dhe kur do t’a njoh formalisht Kosovën si shtet. Pa u shtu kjo cështje, cfardo bisedash me Serbinë duken qesharke, joserjoze dhe vetëmashtrim.”

Se si mund të ndodhë që një persidente e një sheteti i cili për shqiptarët e Luginës konsiderohet si shtet amë, t’mos thotë asnjë fjalë për Preshevën, kur dihet se tashmë për Luginën e Preshevës pas hejqes lë lapidarit të UCPMB-së dhe prishjes së varrezave shqiptare, po interesohen dhe flasin me të madhe jo vetëm mediat botërore por dhe insitucionet ndërkonmbëtare z.Vllasi ketë “harresë” të Preshevës të persidentes së Kosovës e ka quajtur të turpshëm që ka njollosur jo vetëm veten, por edhe diplomacinë kosovare.

 

Sipas politikanit Azem Vllasi, njëherit këshilltar i lartë i Qeverisë së Kosovës “Mos intervenimi apo mospërmendja e cështjes së politikës diskriminuesese, problemet tjera të vëllezërve tanë në Lujginën e Preshevës me perisdnetin e Serbisë Nikolic, autorin e kësaj politike është krejtësisht e pakuptushme. Ndoshta, kjo jo pse nodshta intervenimi i saj do të ndryshonte rreth Preshevës në poziten e shqiptarëve në Luginë, por së paku të shihet dhe dëshmohet se ne nuk e heshtim atë qështje.”

 

“Krejt bisedat bëhen për pozitën e Serbëve të Kosovës, vecenarisht për pjesën e Veriut, siq foli edhe në televizion, ndërsa pala jonë në këtë rasta Jaohjaga as që e përmend cështjen e Luginës. Mozo ma keq ky injorim i Atifete Jahajgës ndaj Luginës që shpesh ajo i ka thënë Kosovës Lindore q, është e pakuptueshme dhe turp për te dhe vendin tonë”, ka pohuar në fund z. Vllasi për “Presheva Jonë”

Lini një koment