Kalo te lënda

Tronditëse: Dadoja monstruoze (Video)

f_0207203219520_mEdhe një rast tjetër tronditës i abuzimit me fëmijë nga dadoja, vjen po ashtu nga Rusia. Edhe këtë herë ajo u zu në flagrancë nga prindërit e brengosur, me ndihmën e kamerës së fshehtë që e instaluan në dhomë.
Pamjet tronditëse shfaqin 55-vjeçaren se si e godet brutalisht një foshnje nëntëmuajshe. Vogëlushi i lindur në vitin 2012, është fëmija i tretë i familjes. Dadoja e njëjtë është kujdesur më parë edhe për dy fëmijët më të vjetër.

Prindërit u bënë të dyshimtë, pasi vërejtën se fëmija qanë vazhdimisht dhe shpesh godet fytyrën për karrigen lëkundëse. Ata e pyetën dadon nëse e di shkakun, e ajo tha se këtë ai e bënë pasi prindërit e kanë lazdruar, për çka ai kërkon ta mbajnë në krah.

Për fat të mirë, prindërit nuk besuan historinë e saj, por dados monstruoze ia vendosën një kurth.

Regjistrimi tashmë i është dorëzuar policisë, ndërsa dadoja kërcënohet me burgim.

Lini një koment