Të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka vlerësua, me rastin e miratimit të raportit të saj për Kosovë në PE, se pesë vendet e mbetura të BE-së duhet ta njohin Kosovën.
“Një ditë pas takimit historik të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Bruksel AFET me shumicë të qartë ka votuar për raportin tim për Kosovën dhe kështu edhe një herë i dërgoi mesazh të fuqishëm inkurajimin Prishtinës”, ka thënë Lunacek në kumtesë e lëshuar për media.
Sipas saj, raporti qartë thekson se e ardhmja e pavarësisë së Kosovës është në integrimet në BE.
Për raportin e Lunacekut për Kosovën kanë votuar 49 anëtarë të AFET-it, 9 ishin kundër dhe 12 të përmbajtur.