Kalo te lënda

Rita:Do të doja të isha mike me Madonna-n

rorarora-386x170Rita Ora do të bëhej shoqe me Madonna-n nëse mbretëresha e muzikës do të pranonte diçka të tillë.

Këngëtarja ka treguar se është fanse e madhe e legjendës amerikane dhe është e mahnitur nga ajo se si 54 vjeçarja e mbanë trupin e saj. Madonna njihet si e dashuruar pas ushtrimeve dhe e devotshme ndaj një diete të shëndetshme dhe Rita mendon se do të mund të mësonte shumë nga ylli.

“Do të doja të isha mike me Madonna-n. Ajo mund të më shëroj mua. Do të shkoja në joga me të prandaj ndjejë se do të isha shumë e shëndetshme pranë saj. Unë deri më tani nuk e kam takuar Madonna-n, por nëse do e takojë do të shtangem para paraqitjes së saj dhe do të ndihesha shumë nervoze”, ka thënë Rita.

Lini një koment