Kalo te lënda

Protesta vazhdon, nesër, ora 12, para KEK-ut

fotoGrupi i Qytetarëve të Organizuar ka mbajtur një takim në orët e pasdites dhe ka arritur t’i mbledhë kërkesat kryesore të qytetarëve të shprehura në medie, thuhet në njoftimin e tyre zyrtar në rrjetin social Facebook.

Protesta e nesërme, njoftohet se do të vazhdojë sipas planifikimeve paraprake ku protestuesit do të mblidhen nesër në orën 12:00, para selisë së KEK-ut.

KËRKESAT PËR PROTESTËN E NESËRME!
– Të mos rriten tarifat e energjisë elektrike në muajt e ardhshme sic është paraparë nga zyrtarë të KEK-ut të shprehura në medie
– KEK-u duhet të bëjë tërheqjen dhe rishikimin e të gjitha faturave të fryra;
– Të mos çkyçen nga rryma qytetarët të cilët nuk i kanë paguar faturat e fryra;
– Prokuroria e Republikës të Kosovës të fillojë me hetimin e këtij rasti dhe rasteve të mëhershme në KEK, dhe t’i informoj qytetarët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme lidhur me rezultatet e hetimit;
– Ftojmë Institucionin e Avokatit të Popullit që të fillojë me hulumtimin e rastit dhe ta publikoj raportin përfundimtar sipas mandatit të detyrës ex-officio të përcaktuar me ligj.

Protesta e sotme me të njëjtat kërkesa mblodhi mbi një mijë veta.

Lini një koment