Plagoset një person te Lesna
Një person i panjohur ka shtënë me kallashnikov te Fakultetit i Filologjise, afër kafes “Kaos” me ç’rast një person është lënduar, bëjne të ditur burime të Indeksonline.
Sipas një dëshmitari okular i lënduari është i moshës 25-30 vjeç dhe vjen nga qyteti I Ferizajit.
“Derisa isha duke kaluar kah lokalet e Lesnes, kam dëgjuar një zë i cili kërkonte ndihmë, më ka kërkuar që t’i ndihmojë për të shkuar të vetura e tij për të shkuar në spital”, ka thënë dëshmitari.
Policia e Kosovës jo zyrtarisht ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, nuk dihet nese është personi i njejtë i cili ka shtënë me kallashnikov../Indeksonline/