Kalo te lënda

Përfundon protesta për të vazhduar nesër!

fotoCAEAZFRWKa përfunduar protesta e organizuar për të kundërshtuar faturimet e larta të energjisë elektrike. Protestuesit, por jo edhe organizatorët e protestës së sotme kanë deklaruar vazhdimin e të njëjtës, nesër në të njëjtën kohë (12:00h).

Tre përfaqësues të protestuesve sot nuk u takuan me zyrtarët e lartë të KEK-ut, por nga korporata u bë kërkesë që të formohet një delegacion i protestuesve të cilët do të informohen për të gjitha paqartësitë lidhur me faturimin e muajit të kaluar.

Mediave iu drejtua zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala i cili tha se të gjithë ata që dyshojnë në parregullsi gjatë faturimit mund të ankohen.

———————————————————————

Me moton “Hajnat në burg”, qindra qytetar që po protestojnë para Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) lidhur me faturat të cilat janë dy apo tre fish më të larta se muajve paraprak.

Qytetarët janë të revoltuar dhe po kërkojnë që drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka të dalë dhe të jap shpjegim përndryshe paralajmërojnë se do të hynë në objektet e KEK-ut.

Ndërkohë ,derisa protesta po vazhdon një numër i protestuesve tentuan të hynë në objektet e KEK-ut, por u ndalua nga forcat e shumta të Policisë së Kosovës, raporton express.

Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri u dërgoi, letër Korporatës Energjitike të Kosovës dhe Zyrë së Rregullatorit për Energji Elektrike.

Në këtë letër thuhej se në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me kushtetutë po ju drejtohem me këtë letër për të kërkuar nga ju informata dhe sqarime në lidhje me çmimet dhe faturimet e rrymës elektrike për qytetarët gjatë fundit të vitit të kaluar dhe janarit të vitit 2013. Këto ditë kemi pranuar shumë ankesa nga qytetarët mbi lartësinë e çmimeve dhe faturave të energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës, e që për shumicën e qytetarëve kanë qenë të papërballueshme.

Lini një koment