Kalo te lënda

“Ofertë speciale, merr kredi për rrymë”

fotoRreth 1500 qytetarë kanë protestuar para KEK-ut, kundër fryerjes së faturave të energjisë elektrike për muajin janar.

Qytetarët e revoltuar, për rreth një orë kanë qëndruar para dyerve të KEK-ut dhe kanë kërkuar takimin me zyrtarë të KEK-ut për t’i parashtruar ankesat e tyre.

Disa prej parullave të protestës ishin: “Burg për hajnat”, “Jemi tut prej territ tash prej dritës”, “Kam shpi e jo fabrikë”, “Hajnat paskan vnu kravata”, “KEK mos luej poçe me popull”, “Cfryjmë fatura”. “Vdekje mafisë, rrymë popullit”, “Ofertë speciale, merr kredi për të paguar rrymën” dhe të tjera.

Njëri prej organizatorëve të protestës, Milot Hasimja ka qëndruar para masës duke tentuar t’i qetësojë, pasi që këta të fundit vazhdimisht tentonin të hynin në objektin e KEK-ut.

Ndërkohë që para dyerve të KEK-ut po qëndronin dhjetra policë të cilët po siguronin objektin e korporatës.

Përkundër tensionimeve dhe frustrimit të qytetarëve protesta përfundoj e qetë dhe organizatorët premtuan se do të vazhdojnë me protesta deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Përfaqësuesit e KEK-ut nuk dëshirojnë të prononcohen para protestuesve, prandaj këtu e përmbyllim protestën, por do të vazhdojmë protestën edhe në ditët në vijim derisa kërkesat tona të plotësohen”, ka thënë Hasimja para protestuesëve./A.F/Indeksonline/

 

Lini një koment