Nesër në Shkup: Shqiptarët e Maqedonisë protestojnë për Luginën e Preshevës
Shkup, 7 shkurt – Shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Unioni i Studentëve të USHT-së të premten do të protestojnë para ambasadës së Serbisë në Shkup, njofton INA.
Protesta organizohet dhe përkrahet nga Unioni i Studentëve të USHT-së, Organizta e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Shoqata e të Burgosurve Politik Shqiptar në Maqedoni.
Kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve dhe Përndjekurve politik shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani deklaroi se qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i politikës diskriminuese që shteti serb ka ndaj shqiptarëve, konkretisht ndaj atyre në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.
Ndërkaq, kreu i SHVL-së së UÇK-së,
Fazli Veliu ka deklaruar se qeveria e Serbisë po terrorizon shqiptarët në Luginë të Preshëves.
“Ne shqiptarët vendorë në IRJM, të indinjuar nga veprimet anti-UÇK-së dhe antishqiptare të institucioneve shtetërore e qeveritare të Serbisë, në Preshevë, duke hequr Emblemën e UÇPMB-
së dhe duke tmerruar popullatën shqiptare atje, të organizuar dalim në mbrojtje të vlerave të UÇPMB-së dhe të popullatës së pambrojtur në viset stërgjyshore shqiptare”, ka deklaruar kreu i SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu.
Protesta vjen në shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës si dhe pas arrestimeve të fundit të shqiptarëve dhe situatës së tensionuar të krijuar atje.