Kalo te lënda

Mosmarrëveshjet politike adresoni në mënyrë paqësore

fotoIncidentet e fundit në pjesën veriore të Kosovës kanë treguar nevojën për të siguruar sigurinë e duhur policore dhe publike në vend. KFOR si një mision i paanshëm ka besim të plotë në popullatën vendase dhe e di që ky besim është i dyanshëm.

“I lusim të gjithë që të përkrahin në tërësi punën e rregullt të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe të adresojnë mosmarrëveshjet politike vetëm në mënyrë paqësore. Pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët do të jetë angazhimi për të shmangur gjuhën raciste, agresive dhe nxitëse, siç kemi qenë dëshmitarë më herët gjatë javës”, thuhet në një deklaratë të KFOR-it, transmeton zëri.

KFOR-i dëshiron që të theksojë edhe një herë se mbledhja individuale e armëve ose në grup, transportimi apo mbajtja e tyre pa autorizim adekuat vlerësohet si një kërcënim potencial për ambientin e qetë dhe të sigurt.

Më tej theksohet se KFOR-i, EULEX-i Policia e Kosovës dhe brenda kufijve të definuar të mandatit të vet Forca e Sigurisë së Kosovës janë të vetmet organizata të autorizuara që të mbajnë armë.

“KFOR-i për momentin është në përgatitje e sipër për të arritur tek udhëheqësit e komunitetit përgjegjës që bashkërisht të përkushtohen për rritjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

“Me këto përpjekje të përbashkëta synojmë të përmirësojmë ambientin e qetë dhe të sigurt dhe të lëvizim përpara drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë”, përfundon deklarata e KFOR-it./Indeksonline/

Lini një koment