Kalo te lënda

Më 28 shkurt IBM-ja nis edhe në Mutivodë e Muçibabë

ibm-jaNë kuadër të zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel është mbajtur takimi i radhës në mes të Republikës së Kosovës, Serbisë dhe të BE-së.
Zëvendëskryeministrja njëherësh udhëheqësja e dialogut teknik Edita Tahiri në këtë takim ka vlerësuar se në përgjithësi zbatimi i marrëveshjes së IBM-it, është duke shkuar mirë, mirëpo ka ngritur shqetësimet për një varg pengesash të natyrës politike dhe teknike. Tahiri ka theksuar se zhbërja strukturave ilegale serbe dhe çështja e vonesave në implementimin e plotë të IBM-së nga pala serbe, sidomos në kompletimin e infrastrukturës në Pikëkalimin e Përbashkët Kufitar në Jarinjë dhe tek Dheu i Bardhë. Ajo ka konfirmuar se pala e Kosovës i ka kryer të gjitha obligimet sa i përket zbatimit të kësaj Marrëveshjeje sipas dinamikave të dakorduara. Në këtë takim në mes tjerash është konfirmuar data 28 shkurt 2013 do të fillojë zbatimi i marrëveshjes edhe në dy pikëkalimet kufitare të fundit në Mutivodë dhe në Muçibabë.

Lini një koment