LDK fajëson Thaçin dhe KEK-un për faturat e rrymës
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj faturimit të lartë të energjisë që u janë bërë qytetarëve të Kosovës.
Kjo parti vlerëson se shkaktari kryesor është Qeveria Thaçi, kurse shkaktar tjetër sipas tyre është edhe vetë KEK-u. Duke fajësuar ekzekutivin për këtë çështje, LDK thotë se Qeveria ka rritur tantiemën për thëngjill nga 0.23 cent në 3 euro për tonë. “Kjo është një rritje për 13 herë, apo 1300%.
Normalisht që Zyra e Rregullatorit të Energjisë është dashur të marrë parasysh këtë rritje në përcaktimin e tarifave të reja të energjisë elektrike”. “Në letrën dërguar Fondit Monetar.
Ndërkombëtar, që është nënshkruar nga kryeministri Thaçi, bëhet e qartë se do të kërkohet rritja çmimit të energjisë për të mbuluar problemet me deficitin buxhetor.
Prandaj, Qeveria ka nxitur rritjen e çmimit të energjisë për 9% vitin e kaluar si masë për zvogëlimin e shpenzimeve publike”, vlerësuan përmes një konference drejtues të këtij subjekti opozitar.
Kurse, thotë se KEK-u është fajtor pasi kjo kompani është zhytur në jo efikasitet, keqmenaxhim dhe keqpërdorim. “KEK-u mbetet institucioni publik me vlerën më të madhe të tenderëve të shpallur në Kosovë.
Por, KEK-u mbetet gjithashtu institucioni publik me numrin më të madh të tenderëve të anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik. Kjo është shenjë e drejtpërdrejt e keqpërdorimeve”, vlerësuan më tej zyrtarët e LDK-së./Indeksonline/