Kurorëzohet çifti i parë serb në Zyrën e Republikës së Kosovës në
Jugosllav Todoroviq dhe Vesna Veliq, të dy serbë të lindur në Prishtinë, por që jetojnë në Mitrovicë, kanë lidhur kurorë të mërkurën në Zyrën për regjistrim civil në veri.
Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Mitrovicës, Abdullah Bejtullahu, tha se kurorëzimi është bërë në një ceremoni të zakonshme në prani të familjarëve.
Sipas tij, më shumë se dy vjet pas funksionimit të Zyrës për regjistrim civil në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila njihet si pilot njësi, aty është lidhur edhe martesa e parë ndërmjet një çifti të komunitetit serb.