Kalo te lënda

Kosova e Maqedonia me marrëveshje për pensionistët

Pensionistet-Korab-Basha_862221Brenda një periudhe të shkurtë kohore, pensionistët kosovar dhe ata maqedonas do të mund t’i gëzojnë pensionet e tyre nga përvoja e punës e fituar në dy vendet. Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se sipas informatave zyrtare llogariten të jenë rreth 500 persona nga Kosova që kanë punuar në Maqedoni. Nga ana tjetër, homologu maqedonas, Spiro Ristovski ka falënderuar palën kosovare për konstruktivitetin e treguar në arritjen e kësaj marrëveshje. Ai ka thënë se pret që marrëveshja, e cila është e 24-ta në mes të dy vendeve dhe se do të hyjë në fuqi menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes nga dy parlamentet respektive.

Lini një koment