Gjendet trupi i pa jetë pas 7 ditësh
Rreth 7 ditë ka qëndruar i vdekur. Pas një jave, për vdekjen e tij është raportuar në Policinë e Kosovës.
I ndjeri sipas banorëve dyshohet se ka kryer vetëvrasje, pasi që jetonte i vetëm ne shtëpi në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit.
Sipas burimeve të Indeksonline, i vdekuri është i moshës rreth 70 vjeçare, dhe mbanë mbiemrin Bala.
Policia e Kosovës thotë se trupin e pajetë e ka gjetur dje, dhe se nuk mund të konstatoj ende se për çfarë vdekje bëhet fjalë. “Nuk mund të themi se është vetëvrasje. Është hetim i vdekjes. Nuk i dimë shkaqet, duhet të presim analizat e hetimeve. Për moshën dhe gjerat tjera, do e lëshojmë një njoftim për media”, tha për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për regjionin e Pejës, Xhevat Ibraj .