“Dueti me Danin, të mos keqinterpretohet”
Rozana Radi do të vijë në një duet të dytë me Ramadan Krasniqin, dy vite pas bashkëpunimi të tyre në “Valsi i tradhëtisë”.
Ndryshe nga bashkëpunimi i parë që me Danin, kjo këngë për të cilën po punojnë nuk është baladë, por këngë ritmike.
“Kam nevojë për një këngë me ritëm sepse sa bëj një baladë më akuzojnë që ia kam kushtuar dikujt. Ndaj, duke qenë tekstshkruese vendosa të bëj një këngë ritmike që edhe të mos keqinterpretohet kënga në media.Uroj që kjo këngë të mos ketë keqinterpretime. Për më tepër gjej rastin t’ju njoftoj se teksti i saj është punuar një vit më parë,” ka thënë Rozi për mediat shqiptare.
“Megjithëse si çdo njeri, unë mund të kem pasur uljet dhe ngritjet e mia si në jetën profesionale ashtu edhe në jetën
personale, por gjithmonë jam munduar ta ndaj njërën nga tjetra. Për këtë arsye tekstet e këngëve të mia jo gjithmonë kanë qenë përjetime personale. Unë jam shumë e lumtur dhe nuk jam me aq halle sa mendojnë gazetarët të cilët kapen pas
teksteve të mia dhe pastaj i bëjnë një zbërthim të detajuar të jetës sime private. Tekstet melankolikë janë mënyra ime e të shkruarit që nuk ia bëj vetëm vetes, por j’ua kam bërë edhe këngëtarëve të tjerë. I kam bërë në të kaluarën
dhe do të vazhdoj t’i bëj në të ardhmen”, ka sqaruar tutje këngëtarja.
Krahas duetit, ajo është angazhuar edhe në teatër me shfaqjen e Milto Kutalit, një komedi ku ajo interpreton krah aktorëve Julian Deda dhe Gent Zenelaj.