Kalo te lënda

Dialekti i Mallakastrës nuk e bën Bujën të suksesshëm

fotoCAY39AF0Kanë vazhduar polemikat në mes ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe Berat Buzhelës, të cilët i takojnë të njëjtës parti, PDK-së.
Buzhala përmes rrjetit social Facebook i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të ministrit Buja, i cili ka thënë se nuk dëshiron të komentoj deklaratat e shpifura të Buzhalës.
Si duket kjo gjë e ka nxitur Buzhalën që të reagojë me ashpër në adrës të ministrit Buja.
“Ministri Rame Buja as nuk ka pse me nderon, e as nuk ka pse me ofendon mua për gjendjen në arsim. Ai do te ishte mirë qe ta nderojë, ose ofendoj, qytetarin e Republikës se Kosovës duke i raportuar për gjendjen e arsimit. Nuk ka nevojë me raportu për ndërtim të shkollave, sepse një gjë të tillë fare lehtë do të mund ta bënte edhe ndonjë ministri me emrin për Rindërtim dhe Zhvillim. Nuk ka nevoje të mburret me rritje të pagave, sepse këtë argat do të mund ta bënte edhe Ministria e Financave. Pra, nuk është punë e Ministrit të Arsimit të merret as me rindërtim dhe zhvillim e as me rritje pagash”, ka shkruar Buzhala.
Ai ia ka kujtuar ministrit Buja faktin se ai është në konflikt klasik të interesit duke dhënë mësim në institucione private arsimore.
Buzhala thotë se ja bën me dije këtij ministri, siç do t’ia bënte me dije edhe të tjerëve kur të ketë nevojë dhe se këtë betejë nuk e ka në rrafshin personal.
“As nuk kam pas e as nuk kam ambicie të e zë pozitën e tij, e as të ndonjë ministri tjetër. Mirëpo vetëm fakti se një ministër i caktuar provon ta flas gjuhën shqipe me dialekt të Mallakastrës nuk e bën atë të suksesshëm’”, ka shkruar tutje deputeti Buzhala.
“Shumë shpejt z. Buja do t’i lajmërohem me disa pyetje….”, ka shkuar Buzhala.

Lini një koment