Demaçi: Takim sa për fotografi
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, takimin e djeshëm mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikolic e sheh si një takim vetëm formal sa për të dal në foto dhe jo diçka të rëndësishme. Të shkosh të bisedosh me një shtet, i cili qysh në fillim të thotë që nuk të pranoj pavarësinë tënde, sipas Demaçit, është një gjë e pamundur, por që vetëm shqiptarët janë mësuar të bëjnë edhe punët e pamundshme.
Ai në një prononcim për “Kosovapress” ka thënë se kjo strategji është e Evropës, deshi apo nuk deshi shteti i Kosovës.
“Strategjia e Evropës është se deshëm nuk deshëm këto dy subjekte ndërkombëtare siç është shteti ynë i Kosovës dhe shteti i Serbisë me i shti me u kap përqafe, deshëm nuk e deshëm njëri tjetrin. Kjo është një strategji për hesapin tim jo në rregull, sepse Evropës nuk i duhet një Serbi ku në pushtet janë çetnikët, ku i bënë tri luftëra në krye me Milosevicin dhe u soll dhe u pështjellë puna falë lëshimeve të pa kriter që i bëri Evropa ndaj Serbisë edhe prapë erdhën në pushtet çetnikët”, ka thënë Demaçi.
Ai këtë takim e vlerëson si takim vetëm formal dhe sa për të bërë foto.
“Vetëm formalisht, qëllimi i Evropës e i Amerikës është që të rrinë bashkë, të kshyrin bashkë e të fotografohen e të themi që u bë edhe kjo punë. Serbia është e detyruar që të luaj këtë rol, sepse donë të shkoj në Evropë se nuk ka rrugëdalje as ajo. Por 85 % e shkëmbimit tregtar e bënë me Evropën e Amerikën, ndërsa 15 % me Rusinë e Kinën, e Korenë e Veriut. Ky takim ishte thjeshtë formal dhe pa një rëndësi të madhe…”, ka deklaruar ai.
Për më tepër ai ka pohuar se edhe takimet e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Ivica Dacic që zgjatin me orë të tëra nuk kanë sukses, pasi që, siç tha ai, po merren disa vendime, por nuk ka asgjë në letër të nënshkruar.
Ai ka thënë se është e pamundshme të shkohet e të bisedohet me një shtet që në fillim të thotë që nuk do ta njoh shtetin tënd.
“Të shkosh e të bisedosh me një shtet që qysh në fillim të thotë se nuk të pranoj, na ka fut në Kushtetutën e vet si pjesë të pandashme të territorit të vet. Do të thotë me kësi kushtesh të shkojmë të bisedojmë me Serbinë, kjo është një punë e pamundshme, por ne shqiptarët jemi mësuar të bëjmë punë të pamundshme”, ka theksuar veprimtari Demaçi.
Duke komentuar deklaratat e presidentëve pas takimit, ai ka thënë se Nikolici përsërit qëndrimet e veta, për konsum të brendshëm politik, ndërkohë presidentja Jahjaga, sipas tij, ka qenë e shtrënguar që të kryej këto formalitete.
z Demaci lereni ju Nikoliqin dhe Jahjagen po tregona neve dhe te gjithe Shqiptarve kudo qe jane, se si e Tradhtove Ahmet Krasniqin e sollet ne Tirane nga Zvicrra e atje e Likviduat.
PëlqejeniPëlqejeni