Kalo te lënda

VV: Pasojat e spastrimit etnik në Mitrovicë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.

Ata shpërndanë postera me të dhëna mbi spastrimin etnik në veri të lumit Ibër.

Këta postera përmbanin emrat e gjithë shqiptarëve të vrarë me motive etnike nga serbët gjatë periudhës shkurt 2000-2013 në veriun e Mitrovicës.

Sipas Vetëvendosjes, gjatë këtyre viteve 10 qytetarë u ekzekutuan, 25 u plagosën me armë zjarri, 93 u keqëtrajtuan si dhe 11364 u shpërngulën nga shtëpitë e tyre./Indeksonline/

fotoCA8DI5HZ

Lini një koment