Kalo te lënda

Shkodër: Treni përplas makinën, 1 i vdekur dy të lënduar

fotoTiranë përplas një automjet në vendin e quajtur Kaç në Shkodër. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona të një familje, të cilët udhëtonin me mjetin e përplasur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Arnest, Vitore dhe Altin Kovaçi, transmeton BW.

Pasi është shtruar në spitalin e Shkodrës, Altin Kovaçi nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë 20 minuta pas ngjarjes, ndërsa 2 të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se mjeti është përplasur nga treni, teksa tentonte të kalonte në shinat e trenit./Indeksonline/

Lini një koment