Serbia dërgon Paviqeviqin në Prishtinë
Qeveria e Serbisë e ka emëruar sot Dejan Paviqeviqin si oficer ndërlidhës me Prishtinën.
Ai deri më tani ka mbajtur postin e shefit të ekipit negociator serb në dialogun teknik me
kosovarët në Bruksel.
Sipas medieve serbe, Paviqeviq merret me problemin e Kosovës që nga viti 2008. fillimisht ishte shef i kabinetit të ministrit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë e më pas sekretar i ekipit negociator në dialogun në mes Prishtinës e Beogradit./Indeksonline/