Kalo te lënda

Musliu thotë se pas vandalizmit mbi varrezat qëndron Dacici

f_0204144938777_mKryetari i LPD-së dhe ish-drejtori politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ka vizituar varrezat e dëmtuara në Oslare të Bujanocit, ka thënë se prapa këtij shkatërrimi qëndron kryeministri serb.

“Pas vandalizmit mbi varrezat shqiptare në Bujanoc qëndron Beogradi dhe vetë Dacic”, ka deklaruar Musliu, transmeton “Koha”.
Ndërkohë askush nga autoritetet serbe ende nuk e ka dënuar aktin.

Ndërsa, kryetari i Bashkësisë Lokale, Naser Bajrami, ka thënë se nuk mbahet mend të ketë ndodhur diçka e këtillë jo vetën në fshatin Oslar, por as në Bujanoc, ngase për shqiptarët varrezat janë vende të shenjta, të cilat nuk preken me asnjë çmim.

Fshati Oslar gjendet rreth 5 kilometra në jugperëndim të Bujanocit. /Telegrafi/

Lini një koment