Kalo te lënda

Krasniqi: Besojë se presidentja i dinë kompetencat e

jakup-Krasniqi-590x350Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi nuk ka dashur të flas rreth kompetencës së Presidentes për t’u takuar me homologun e saj serb. Pas mbledhjes së kryesisë Krasniqi, ka thënë se beson që Presidentja e dinë mirë se çka është në mandat të saj e çka jo. ‘Presidentja ka Zyrën ligjore dhe ajo duhet t’i tregoj se çfare është në kompetence të saj e çfarë jo. Gjithçka dhe funksionimi i secilit institucion është i përcaktuar me kushtetutë”, ka thënë Krasniqi. Ndërkohë, LDK-ja është shprehur pro këtij takimi, megjithëse pa rezultate. “Derisa është në post, ajo është presidente, nuk shohim të keqe që të ketë takime por vështirë të ketë rezultate. Megjithatë, takimet nuk duhet të jenë jashtë mandatit të saj dhe Kushtetutës”, është shprehur shefi GP të LDK-së, Ismet Beqiri duke shtuar se nëse ka se çfarë të raportoj Jahjaga atëherë le ta bëjë këtë në Kuvend pas takimit. Ndërkohë, kundër është Lëvizja Vetëvendosje të cilët vlerësojnë se ‘”ahjaga si presidente e zarfit, nuk mund të përfaqësoj Kosovën dhe unitetin e popullit”. ”Ky takim është drejtpërsëdrejti falje e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë, por edhe pranim i qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Visar Ymeri nga VV-ja. Ndërkaq, seanca e radhës do të mbahet më 7 shkurt.

Lini një koment