Kalo te lënda

Interpol, shpjegon pse emri i Xhabir Zharkut nuk figuron ende në listën e të kërkuarve

Nyon, 4 shkurt (AIP) -Një sër shkrimesh në mediat kosovare rreth fatit të Xhabir Zharkut dhe p as letrës nga Prishtina zyrtare drejtuar Interpol-it përkërkim ndërkombëtar, në faqen e Interpolit as pas nje”jave nuki figuron emrin i z.Zharku. Ky ishte edhe shkaku që redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” ka kontaktuar sot zyrtarët e Interpol-it.

 

zharkuxh1-300x187

“Zyrtarisht Zharku i dërgohet INTERPOL-it”, “Zharku ende nuk është në listën e INTERPOL-it” këta janë vetëm disa tituj nga disa media kosovare që janë kurioz për të ditur për fatin e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, emri i të cilit nuk figuron ende edhe pas një jave nga kërkesa nga Prishitina zyrtare drjetuar Interpol-it.
Siq dihet z. Zharku, i cili nuk ishte arritur të kapet nga Policia e Kosovës, tashmë pritet të jetë në shënjestër të INTERPOL-it kanë raportuar mediat duke u mbështetur në atë se para një jave këtij institucioni ndërkombëtar ju eshte dërguar kërsa për arest ndërkombëtar nga Ministria e Drejtësisë në Prishtinë. Por as pas një jave, emri i Zharkut nuk ende nuk figuron si person i kërkuar në faqen zyrtare as të Interpol-it e as Policisë së Kosovës.

Dhe mu ky ishte shkaktu që sot redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” ka kontaktuar sot zyrtarët e Interpol-it. Nga kjo zyrë e interpol-it me sali në Lyon është shpjeguar qartë për agjencinë tonë, pse nuk figuron emrin i Zharkut në web saitin e Interpol-it.

“Në rend të pari Interpol, nuk bënë kërkesë për arrest ndërkombëtar, pa pranuar një kërkesë të tillë nga nje vend anatëre e organizatës sonë. Dhe se dyti, ne mund të bëjmë përjashtim, përkundër asaj se një vend nuk eshtë anëtare e Interpoli-t, por nëse në rajon veprojnë organizata ndërkombëtare…siq është rasti i Kosovës ku aty janë prezent UNMIK dhe EULEX. Deri tash nga keto organizma janë bërë kërkesa Interpol-it për arreste ndërkombëtare të cilat ne edhe i kemi publikuar ne faqen tonë të internetit.” ka deklaruar zyrtarja e Interpol-it për agjencinë e lajmeve “Ptesheva Jonë” duke mos dashur të koemntoj se ka pranuar apo një letër nga Prishitna lidhur me Zharkun.

Nga kjo përgjigje gjithcka ishte e qartë. Do shtuar se nga Inerpol herënefundit është bërë kërsa nag UNMIK për arrest ndërkombëtar ndaj serbit 27 vjecar nga gjilani Srdjan Cvetkovic (08/08/1975 (37 years old) GJILANE , Under unmik mandate (kosovo), kurse në këtë listë, hiq ata në “listën e kuq”, pos serbit figurojnë edhe 14 persona tjerë nga Kosova.

Lini një koment