Kalo te lënda

Haradinaj shpallet Qytetar Nderi i Tetovës

Uten navnKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj u shpall të hënën Qytetar Nderi i Komunës së Tetovës, ndërsa gjatë vizitës në Maqedoni takoi kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin dhe kreun e Komunës së Tetovës, Sadi Bexhetin.

Haradinaj, pas shpalljes së tij Qytetar Nderi i Komunës së Tetovës tha se aktin e sotëm dhe kujdesin e treguar, e vlerëson si mirënjohje dhe respekt jo vetëm për të personalisht, por për të gjithë atë që kanë kaluar Kosova dhe shqiptarët e Kosovës në dekadat e fundit, në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

“Kjo ngjarje, bëhet edhe më e madhe për mua, pasi që këtë vlerësim po e marr nga qyteti i Tetovës, i cili bëri gjithçka që ishte e mundur për shumë të zhvendosur nga Kosova, që gjetën strehë e pritje në shtëpitë tuaja”, tha Haradinaj.

“Tani, kur unë qëndroj këtu, nuk mundem pa e kujtuar kolegun tim, Arbën Xhaferi, që na mungon shumë dhe i cili dha një kontribut të madh si studiues dhe si politikan, në funksion të integrimit dhe mirëbesimit”, u shpreh ndër të tjera, lideri i AAK-së.

Lini një koment