Kalo te lënda

Hamdi Sopa u vra, arrestohen gruaja dhe të dy vajzat

f1_04sopa-jpg1359989808Policia e Kosovës ka arrestuar gruan dhe të dy vajzat e Hamdi Sopës, si të dyshuara për vrasjen e tij. Të dyshuarat janë në mbajtje, ndërsa po gjatë ditës së sotme policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarave, ndërsa ka filluar edhe zhvillimi i hetimeve ndaj të dyshuarave.

Arrestime i të dyshuarave ka pasuar pasi që Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kishte pranuar sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore raportin e autopsisë, për të ndjerin Hamdi Sopa.

Bazuar nga rezultati i këtij raporti konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me rastin, sot morri vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja, raporton KTV-ja.

Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.

Me këtë rast Prokuroria njofton se nuk posedon asnjë videoincizim me telefon celular, siç është shkruar në njërën nga gazetat e përditshme në vendin tonë. Prokuroria është njoftuar nga Policia e Kosovës se as Policia nuk posedon incizime të tilla. Prokuroria bën thirrje opinionit publik, që nëse dikush posedon incizim të tillë të ia dorëzojë prokurorisë.

Lini një koment