Zeneli: Modele që 12 vjeçe
Fotomodelja Vildane (Vicky) Zeneli, e cila është pjesë e “Ford Models”, deri me tani ka bashkëpunuar me emra shumë të njohur, dhe shtëpi mode mjaft të famshme, si “Roberto Cavalli”,”Bel Staff”, “J.Lo.”, “Vera Wang” etj.
Vicky ka rrëfyer rrugën e suksesit të saj dhe bashkëpunimin me emra kaq të mëdhenjë:
“Unë kam punuar si modele që 12 vjeçe dhe nuk është aq e vështirë nëse ke një agjent që punon vërtet shumë për ty dhe të sigurohet që ti të gjesh punët e duhura. Unë isha e përshtatshme për atë që markat apo dizenjuesit e tyre kërkonin nga një modele dhe kështu i kam arritur këto punë. Kur ti bëhesh pjesë e një agjencie modelesh, ata të dërgojnë ty në audicione të ndryshme dhe kjo është mënyra sesi ata të pikasin për një punë ose jo, pasi janë gjithashtu edhe shumë modele të tjera që konkurrojnë për të njëjtën punë si ti. Unë besoj se kam qenë me fat dhe kandidatja më e mirë që ata më kanë përzgjedhur të jem imazh i markave të tyre.”
Tutje, duke folur për mediat shqiptare, ajo ka thënë se nuk e konsideron të vështirë jetën e një modeleje :
“Nuk është e vështirë nëse ti e dashuron atë që bën. Natyrisht duhet të udhëtosh shumë, mos të flesh shumë, të zgjohesh shumë herët etj., por ne jemi me shumë fat sepse kemi mundësinë të shkojmë në shumë vende të bukura, tropikale, të njohim njerëz të rinj, të bëjmë një jetë kaq të larmishme teksa jemi duke bërë punën që duam. Nuk do e quaja të vështirë, por do ta quaja një bekim nga Zoti.