Kalo te lënda

Vrapi i partive politike pas

f.0129212629388_mNuk janë deklarimet verbale ato që e përcaktojnë se cilit krah i takon një subjekt politik, por platforma politike, vlerëson analisti Driton Selmanaj nga KDI. Ai ka thënë për Telegrafin se në Kosovë ka një ngarendje të subjekteve politike për ta marrë lidershipin e së djathtës.

“Kjo si duket po vjen si rezultat i perceptimit jo të mirë që kanë qytetarët e Kosovës për orientimin e majtë politik edhe pse jo vetëm vetëdija qytetare, por edhe tek një pjesë e konsiderueshme e skenës politike mungojnë njohuritë themelore për rrymat ideologjike me pozicione djathtas, majtas apo edhe të qendrës”, ka thënë Selmanaj.

Analisti Selmanaj vlerëson se do të ishte vlerë e shtuar e demokracisë në Kosovë nëse do të kishim profilizime dhe ndërtimin e blloqeve politike me orientime të djathta, të majta dhe të qendrës.

Në anën tjetër, analisti politik Adriatik Kelmendi konsideron se çdo ditë e më tepër partitë po ndiejnë nevojën e profilizimit.

“Të gjitha subjektet politike deri më tani nuk janë identifikuar me programe të qarta, por me liderët e tyre’, ka thënë Kelmendi për Telegrafin.

Kelmendi vlerëson se duke mos qenë e arsimuar klasa politike, dhe te votuesi ka qenë e ngulitur se e majta përfaqëson komunizmin, diktatorin Enver Hoxha ose partinë e Slobodan Milosevicit.

“Të majtë kanë qenë edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ish-presidenti Bill Clinton tash edh tash Barack Obama. /Telegrafi/

Lini një koment