Kalo te lënda

Venera: Zoti ma ka falur zërin

fotoVenera Lumani, këtë të premtë, u shndërrua në fituesen e dytë të “Voice of Albania”, duke u konfirmuar si zëri më i mirë i këtij edicioni të një prej spektakleve më të ndjekur në të gjithë trevat shqiptare.

Këngëtarja 21 vjeçare nga Struga, është studente në vitin e fundit të studimeve për kanto dhe interpretimet e saj dukeshin gjithmonë te kristalta. Duket se ajo nuk ka kaluar ndonjë problem as në prapaskenë, me kordat vokale e as gripin.

“Unë jam shumë strikte në këto gjëra, mbaj një regjim, kujdesem për zërin. Është Zoti që ma ka falur, ndaj është gjynah mos ta ruaj. U mundova të ruaj zërin, duke pirë vazhdimisht çaj, ” ka thënë ajo për TCH.

Tutje, e pyetur për jetën e saj sentimentale, Venera është përgjigjur:
“Unë për momentin nuk ndiej ndonjë gjë të veçantë për dikë. Mbase kam ndierë më përpara, por nuk e di nëse është dashuri. Të dashurosh është gjë e bukur besoj unë dhe në momentin kur do të vijë kjo ndienjë e re tek unë, do e pres me duart hapur.”

Lini një koment