Prinë Kadri Veseli, Jakup Krasniqi askund
Ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, po prinë me vota në zgjedhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Klan Kosovës. Sipas këtyre burimeve, në dhjetëshen e parë nuk është Jakup Krasniqi.
E për dallim prej Krasniqit, Fatmir Limaj, është në pesëmbëdhjetëshen e parë të Këshillit Drejtues të PDK-së./Indeksonline/