Kalo te lënda

Nuk shihet mirë përfshirja e Xhemajlit në listë

fotoShoqëria Civile e sheh si shqetësues faktin që PDK-ja e ka përfshirë në listë për anëtar të Këshillit Drejtues të dënuarin me burg, ish kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli. Por, për PDK-në kjo nuk paraqet problem.

“Ky nuk është shembull i mirë për shoqërinë në Kosovë. PDK është dashur të jetë e kujdesshme në këtë rasë. Njerëzit që kanë probleme me ligjin nuk duhet që të jenë pjesë e institucioneve”, tha Driton Selmanaj nga KDI, transmeton KTV-ja.

Por, Basri Musmurati, Koordinator i zgjedhjeve të PDK-së, thotë se kjo nuk paraqet problem, përkundrazi, sipas tij, Xhemaili është një figurë që e duan qytetarët.

“Nuk lidhet se ka një procedurë gjyqësore. Ligji nuk e ndalon, ky është subjekt politik. Qytetarët e duan Bajrushin”, tha ai. /Indeksonline/

Lini një koment