Kalo te lënda

Në Lluçan të Bujanocit ka një përmendore që fyen shqiptarët

f.0129095035904_mNë fund të vitit 2012 në Lluçan, fshat i banuar me shqiptarë, përkatësisht në tokën shqiptare, pushteti serb, nën mbrojtjen e hekurt të xhandarmerisë, ndërtoi përmendoren e policëve serbë të rënë në luftë, në vitin 2000/2001.

Këta policë kriminel serbë ishin vrarë nga Ushtria Çlirimtare, ngase kishin ardhur të bëjnë krime në popullatën e pafajshme shqiptare, kishin ardhur të pushtojnë toka të huaja, kishin ardhur të grabisin vatrat e shqiptarëve, dhe ngritja e përmendores së tillë në tokat shqiptare është një provokim i rëndë ndaj shqiptarëve, është një fyerje e ndjenjave të shqiptarëve, të familjeve të dëshmorëve, të luftëtarëve të lirisë të cilët luftuan e dhanë gjakun për lirinë e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, shkruan Presheva.com.

Ky lapidar, njëherësh është edhe një provokim i radhës për shqiptarët që janë duke jetuar atje, sepse me këtë, ata dëshirojnë të bëjnë presion e të frikësojnë popullin shqiptar që të shpërngulet sa më parë nga trojet e veta.

“’Vatra’ dhe i gjithë populli shqiptar i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kërkojnë që ky lapidar me kryqin ortodoks, me fotot e policëve vrasës e me hartën e Serbisë së Madhe të vendoset diku në Pashallakun e Beogradit, sepse kjo tokë, dhe gjaku i derdhur i bijve e bijave më të mira të popullit shqiptar, gjaku i dëshmorëve e martirëve, (nënave, burrave e fëmijëve të pafajshëm të vrarë në shekuj nga pushtetet e ndryshme serbe) nuk do të mund ta durojë gjatë”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Lini një koment