Kalo te lënda

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, “patate e nxehtë” për Pacollin

fotoOferta e Kryeministrit Hashim Thaçi për dhënien e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik partnerit të koalicionit e ka vënë në sprovë Koalicionin për Kosovë të Re.

Ky koalicion, në të cilin hisen më të madhe e ka AKR-ja e Behgjet Pacollit, nuk është i gatshëm të marrë nën drejtim këtë ministri.

Burimet e “Kohës Ditore” të afërta me Pacollin thonë se kjo ministri është duke u parë si “patate e nxehtë” nga Pacolli dhe vështirë se ai do ta marrë në dorë.

“Janë proceset e shumta që janë zhvilluar dhe janë në zhvillim e sipër në këtë ministri, e të cilat asnjëherë nuk i kanë pëlqyer Pacollit, ato që po e shtyejnë Koalicionin për Kosovë të Re që të refuzojë ofertën e kryeministrit. Thjeshtë kjo po shihet si “patate e nxehtë”, që po dëshirojnë të ja lënë në dorë Pacollit”, pohoi një burim i gazetës i afërt me Pacollin.

Ministra e Zhvillimit Ekonomik drejtohet nga Besim Beqaj i PDK-së. Mediat kanë raportuar javën e shkuar se ky ministër, do të vendoset në krye të Ministrisë së Financave./Indeksonline/

Lini një koment