Kalo te lënda

Ministria e Mbrojtjes nuk e do “Shqipërinë e Madhe” (Video)

f.0129140054767_m“Xhamadani vija vija” kënga e kthyer në ‘hit’ dhe e kënduar nga të gjithë shqiptarët në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është censuruar nga Ansambli i Ushtrisë Shqiptare në koncertin që u organizua me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura.

Në koncertin e zhvilluar në fund të dhjetorit në Pallatin e Kongreseve kori i Ansamblit të Ushtrisë këndoi dhe këngën e kompozuar nga Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut.

Gjatë këndimit të refrenit në vend të frazës “Xhamadani vija- vija, sa e madhe është Shqipëria” teksti ndryshohet dhe përsëritet fraza “Xhamadani vija- vija, është Kosova është Shqipëria”, njofton Shekulli.

E gjitha zbulohet në videon që vetë ministria e Mbrojtjes publikoi në youtube më 28 dhjetor 2012, ndërsa një muaj më parë një fakt i tillë kaloi pa u vënë re, raporton “Shqiptarja.com”.

Koncerti artistik me titull “Një shekull këngë dhe marshe patriotike” u organizua nga ministria e Mbrojtjes, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, deputetë, gjeneralë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ushtarakë dhe punonjës të FA, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe qytetarë të kryeqytetit. /Telegrafi/

Lini një koment