Kalo te lënda

Memli tërë ditën rrinë para pasqyrës; Blerandit i dëshiroj suksese në avancimin e serbishtes

thSekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, i është kundërpërgjigjur kritikave te Memli Krasniqit dhe Blerand Stavilecit, të cilët një ditë me parë ironizuan me Beqirin, në lidhje me deklaratat e tij rreth Konventës së PDK-së, të cilën Beqiri e quajti si në Korenë Komuniste.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka ironizuar Beqirin, duke e pyetur atë se është këqyr në pasqyrë.

Ndërsa, Blerand Stavileci ia ka kujtuar Beqirit ‘kuvendin e karrigeve’ gjatë të cilës u nda LDK-ja.

Ndaj këtyre kritikave, ka reaguar Ismet Beqiri. Ai në një prononcim për ORAinfo, ka thënë se nuk dëshiron t’iu përgjigjet deklaratave të Memli Krasniqit, i cili sipas Beqirit rrinë tanë kohën para pasqyrës.

“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat e njerëzve që rrinë tërë ditën para pasqyrës dhe nuk bëjnë asgjë për Kulturën, Rinin dhe Sportin”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa, Blerand Stavileci, në reagimin e tij ndaj deklaratave të Ismet Beqirit, kishte shkruar “Veç napred sekretar!”, ndërsa për këtë fjali, Beqiri ka pasur një porosi për Blerandin. “I dëshiroj suksese në avancimin e mëtutjeshme në gjuhën serbe”.

Akuzat në mes të zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së kanë filluar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili duke komentuar mbajtjen e Konventës së VI-të të PDK-së, e ka quajtur atë si në Koren Veriore. (ORAinfo)

Lini një koment