Kalo te lënda

Kryeministri informoi liderët për takimin e fundit

fotoKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me liderët e partive politike të Kosovës, të cilët i informoi me rrjedhën e procesit rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.

“Liderët e partive politike të Kosovës falënderuan kryeministrin e Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi për informimin e rregullt”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, më 21 janar 2013 në Bruksel, në praninë e Përfaqësueses së Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baroneshës Ashton.

Lidhur me bisedimet e fundit të zhvilluara në Bruksel, kryeministri Thaçi do të flas të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës. /Indeksonline/

Lini një koment