Kalo te lënda

Femra e godet me thikë në mes të sheshit

fotoNjë femër është arrestuar dje në qendër të Prishtinës me dyshimin e bazuar se e ka therur me thikë një mashkull. Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, në Sheshin “Nënë Tereza”.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë. Thika e cila është përdorur në rast është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

1 Koment »

Lini një koment