EULEX-i arreston e më pas liron një të dyshuar në veri
Policia speciale e EULEX-it ka arrestuar dhe më pas e ka liruar një person në pjesën veriore të Kosovës.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka sqaruar për Telegrafin se aksioni ishte marrë në mesditën e sotme.
Aksioni i EULEX-it është ndërmarrë në Lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës, në pronën e një qytetari të nacionalitetit serb, i cili është pronar i një dyqani të pjesëve të automobilave.
Pjesa veriore e Kosovës vlerësohet si oazë e veprimtarive ilegale të falsifikimit të veturave dhe kontrabandimit të derivateve.