“E lutem” Jakup Krasniqin, por nuk deshi të vijë
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka thënë se Kongresi apo Konventa e PDK-së ishte shumë demokratike.
Sipas saj, PDK-ja me organizimin e kësaj Konvente i ka befasuar miqtë. Ministrja Çitaku ka thënë në emisionin “Interaktiv” ka thënë se ka qenë një garë e hapur dhe transparente.
Kurse, duke folur për mospjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe deputetit Fatmir Limaj, Çitaku ka thënë se askush nuk mund të detyrohet që të marrë pjesë në Konventë.
“Fatmir Limaj nuk ka marrë pjesë në Konventë për arsye objektive, kurse Jakup Krasniqi vetë nuk ka dashur të vijë. PDK e ka vlerësuar lartë rolin e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt. Ata janë propozuar për anëtarë të Këshillit Drejtues, janë figura emblematike të PDK-së. Jakup Krasniqi është një ndër themeluesit e PDK-së ” ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë Kadri Veseli “e ka lutur” Jakup Krasniqin që të vijë në Konventë, por ai nuk ka pranuar.
Çitaku ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka pasur kundërkandidat. E Lëvizjen Vetëvendosje nuk e kemi ftuar në Konventë.
Kure, skandali i përgjimeve ministren Çitaku e ka fyer rëndë, madje ka thënë se e kishte menduar edhe dorëheqjen.
“Ka qenë një ndër momentet më të rënda për mua dhe për familjen time. Jam ndier e fyer dhe kam ndjerë që i kam zhgënjyer shumë njerëz të afërm. E kam menduar edhe dorëheqjen” ka thënë ministrja Çitaku.
Çështja e koalicionit sipas Çitakut, nuk është diskutuar ende mes PDK-së dhe AAK-së.
Duke folur për Xhabir Zharkun, ajo ka thënë se për të është e pa pranueshme që dikush në Kosovën e pavarur t’i ikë drejtësisë./Indeksonline/