Kalo te lënda

Dyqanet saudite, mur ndarës mes shitësve dhe shitëseve!

fotoNë dyqanet saudite, që punësojnë personel mashkullor dhe femëror, do të ndërtohen mure nga 160 centimetra për të evituar kontaktet fizike mes tyre, raporton shekulli.

Kjo bëhet e ditur sot në mediat e mbretërisë myslimane ultra konservatore, sipas të cilave vendimi është përmbajtje e një memorandumi të nënshkruar nga shefi i policisë fetare – i ngarkuar që të kontrollojë, nëse respektohet apo jo morali islamik – Abdel Latif Al-Sheikh dhe nga ministri i Punës, Adel Faqih.

Gratë saudite kanë fituar vetëm tani afër lejen e punës si shitëse në dyqanet e intimeve dhe parfumerive.

Por vendimi u kritikua nga shefi i policisë fetare, sipas të cilit shitëset nuk duhet të vendoseshin në “një atmosferë të përshtatshme për punë” apo të bëheshin në ndonjë rast, “objekt ngacmimesh”./Indeksonline/

Lini një koment