Dëshmitarët e vdekur “ndjekin komandantin”
Dy njerëz që e kishin denoncuar Fatmir Limajn për krime – njëri për krime lufte e tjetri për krime ekonomike, ka kohë që kanë vdekur. Njëri thuhet se ka vrarë veten, e tjetri ka vdekur në një aksident komunikacioni.
Agim Zogaj nga fshati Divjakë i Lipjanit dhe Mehmet Shkodra nga Gjilani kishin guxuar ta “drejtonin gishtin” kundër njërit prej ish-komandantëve dhe politikanëve më në zë në Kosovë, duke e akuzuar për krime të rënda, vërtetimi i mundshëm i të cilave mund ta çojë “Çelikun” në burg për shumë vjet.
Pak kohë pasi kishte shkuar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit dhe në EULEX për të dhënë deklaratë kundër Limajt dhe të tjerëve, Mehmet Shkodra kishte vdekur në një aksident komunikacioni në Austri. Aksidenti kishte ndodhur më 21 shkurt 2010 në autostradën A-21 afër Vjenës.
(Çfarë shkruan tjetër në aktakuzën kundër Fatmir Limajt dhe “bashkëpunëtorëve” të tij, a akuzohet Limaj edhe për vetëvrasje e aksident, cilat janë akuzat “ekonomike” për “punët” në Ministrinë që udhëhiqte Limaj, lexoni sot gjerësisht në Koha Ditore )