Kalo te lënda

Arifi: Ndërkombëtarët ta detyrojnë Dacicin ta heqë përmendoren e policëve serbë

f.0129151416881_mShqiptarët në Luginën e Preshevës këmbëngulin se autoritetet ndërkombëtare duhet të bëjnë më shumë presion ndaj qeveritarëve të Serbisë për të ndalur diskriminimin ndaj shqiptarëve.

Në një takim që do të mbahet nesër me ambasadorin e OSBE-së, Knut Vollebaek, ndër të tjera do të kërkohet heqja a përmendores së policëve serbë të rënë në luftën e viteve 2000/2001, e ndërtuar në fshatin Luçan të Bujanocit.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi ka deklaruar për Telegrafin se ambasadorit Vollebaek do t’i bëhet e qartë se Serbisë duhet t’i bëhet më shumë presion.

“Ne sot jemi duku u konsultuar me të gjitha subjektet psolitike shqiptare për të harmonizuar qëndrimet tona karshi zhvillimeve që pasuan heqjen e lapidarit në Preshevë’, ka deklaruar Arifi.

Ndërkohë, dy subjekte politike, Këshilli Kombëtar Shqiptar e Këshilli për të Drejtat e Njeriut kanë njoftuar se nesër në mesditë do të organizojnë një protestë për të kërkuar heqjen e lapidarit në Luçan.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe shoqata “Vatra”, e cila angazhohet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

Lini një koment