Kalo te lënda

AGPK heshti për skandalin e përgjimeve ku u cënuan mediat

fotoSkandali i famshëm i përgjimeve që tregon për ndërhyrje të qeverisë në shumë fusha, nuk i kishte lënë pa prekur edhe atë të medias dhe gazetarëve.

Derisa Qeveria e kishte dënuar publikimin dhe përgjiminin, ata që u përmendën në këtë skandal reaguan duke e dënuar gjuhën dhe përmbajtjen e bisedës.

Jakup Krasniq foli për emrin që u përdor dhe qytetarët që u fyen aty.

Qyteratët e Malishevës, reaguan për emërimin ‘zagarë’ që iu ishte bërë.

Ndërkaq, nuk ishte parë asnjë reagim prej atyre që lehtë e kanë të reagojnë publikisht. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, nuk e kishte dënuar ndërhyrjen tashmë publike të qeverisë për punën e mediave.

Nga bisedat telefonike, derisa kryeminsitri Hashim Thaçi dhe shefi i grupit parlametar të PDK-së, Adem Grabovci flisnin për Komisionin për Media, ishte kuptuar qasja e qeverisë dhe PDK-së, ndaj këtij sektori që është ndërhyrje e pastër.

Kjo nuk e kishte bërë megjithatë AGPK-në që të reagojë. Biseda midis Thaçit dhe Grabovcit për mediat:

 

Transkripi i përgjimeve mbi mediat:

Thaçi: Jakupovski (Jakup Krasniqi)?
Grabovci: Hmmmm, pak aty për këtë Komisionin për Medie, deshi ta çojë në Parlament, i thash jo, i thash të gjitha procedurat Komisioni Ad-hoc i ka respektuar, thash megjithatë vetëm një mundësi unë ia jap, edhe një herë t’i marrë në shqyrtim të gjitha emrat, komisioni ad-hoc edhe kështu është vendosur. E thirra Beratin (Berat Buzhalen), i thahs, po kur të vish nëse ta merr mendja se Shkelzeni (Shkelzen Maliqi) nuk na kalon…
Thaçi: Pse nuk kalon
Grabovci: Jo vallahi, nuk na e votojnë as tonët. Ta qojnë Shkelzenin qysh tha Berati, diku tjetër, qysh ish marrë vesh ai, e në ta marrtë mendja, Alinë, Ali Lajçin me que…
Thaçi: Aiiii, taman puna, taman i rahaton mediet i kënaqë
Grabovci: (Qesh)
Thaçi: Qysh kalove në këto festa?
Grabovci: Mirë
Thaçi: Bravo, dostin a e ke parë?
Grabovci: Jo, sot e lash mu taku, e lam mbrëmë, po s’mujtëm, se ish kanë atje e u vonuam me këta të Shqopërisë, e sot e lam mu taku dikë
Thaçi: Ani veç kaloni mirë a?
Grabovci: Nesër, gjithë të mirat.

 

Lini një koment