Xhina, ofertë nga producenti i Spears
Spektakli i njohur televiziv, dedikuar talenteve të muzikës, “X Factor Albania”, ka vazhduar sonte, duke sjellë performanca të veçanta nga konkurrentët.
Garën e hapi Petro, përcjellë nga Kanita, e cila performoi “Because you love me”.
Të tretët me rradhë në skenë u ngjiten djemtë e grupit “KSAL, që i lanë rradhën këngës “Je sui malade”, që e sjelli në skenën e “X Factor”, Elisa.
Performancat që pasuan ishin nga shkodranja Arilena, “Soul Sisters”, Xhina, Aldo, Egzona, Natyral dhe Antonela, ndërsa garimi u përmbyll me Sardin, i cili performoi “You give love a bad name”.
Gjykimi i interpretimeve i takoi publikut, që nëpërmjet dërgimit të mesazheve telefonike, vendosi që të dergoj në “Show Down”, Xhinën dhe “Soul Sister”.
Pas duelit muzikor, juria vendosi që t’i jap vota të barabarta të dy performancave.
Kjo i dha sërish rolin kryesor publikut dhe bazuar në votat e grumbulluara, “Soul Sisters” fituan një mundësi të dytë, ndërsa kjo solli fundin e rrugëtimit drejt fitores së spektaklit për Xhina Kelmendin, nga Peja.
Megjithatë, prezantuesja Alketa Vejsiu, bëri të ditur se Xhina tashmë ka marrë ofertë nga një producent i huaj, i cili ka punuar edhe me Britney Spears e Celine Dion.
Për këtë gjë, ajo u përgëzua edhe nga mentorja e saj Altuna Sejdiu, e cila tha se: “Xhina nuk është akoma e vetëdijshme për ofertën që ka marrë”.
