Kalo te lënda

Stavileci ironizon LDK-në: Shikojeni ‘kuvendin e karrigeve’!

f.0128155034124_mPartia Demokratike e Kosovës ka organizuar një Konventë Zgjedhore e cila është shembull për partitë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, ka vlerësuar të hënën zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci. Ai ka ironizuar deklaratën e Ismet Beqirit të LDK-së, se Konventa e partisë në pushtet i ngjante kongreseve zgjedhore të Korenë Veriore komuniste, duke thënë se së pari drejtuesit e partisë në pushtet duhet ta kujtojnë “kuvendin e karrigeve”, gjatë të cilës u nda LDK-ja.

Ndërkohë, Stavileci ka deklaruar se edhe pozita e sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, në krye të Kuvendit të Kosovës, eventualisht do të mund të shqyrtohej pas përfundimit të numërimit të votave të hedhura, ndër të tjera edhe për Krasniqin.

“Aq sa është i rëndësishëm Krasniqi janë edhe të tjerët. Por, të gjitha do të sqarohen pas përfundimit të proceseve zgjedhore”, ka thënë Stavileci, gjatë konferencës për gazetarë.

Zëdhënësi i PDK-së ka njoftuar se pas kësaj Konvente partia në pushtet është profilizuar zyrtarisht si parti e qendrës së djathtë.

Në këtë kontekst, Stavileci ka komentuar edhe iniciativën e mëhershme të kreut të LDK-së, Isa Mustafa për të krijuar “frontin e djathtë”.

“Është shumë e qartë se PDK-ja është lidere. Edhe në këtë aspekt ne do të jemi të parët që do të përfaqësojmë konceptet e partive me orientim të ngjashëm”, ka thënë Stavileci.

Ndërkohë, Stavileci ka deklaruar se deri tash janë numëruar afër 20 për qind e votave, ndërsa krejt procesi zgjedhor pritet të përfundojë për dy ditë.

Ai ka vlerësuar se koalicioni qeveritar do të jetë edhe më i fuqishëm pas hedhjeve në PDK.

1 Koment »

  1. kisha vetem per te i uruar pdk dhe te ju kisha drejtuar ismet beqirit se po harron jo para shum vitesh kur ndodhnin masakra ne kosov ata benin zgjidhje dhe mir e mbajm mend te gjith shqiptaret ne ate koh kur ldk mbante tubimin e njejt kryetari i tyre rugova nuk kishte kunderkandidat as qe guxonte dikush te paraqitet kur krejt bota benin hajgare me neve dhe ate kryetar shteti e jo kryetar partie dhe kryetar i dyfisht edhe i partis edhe i shtetit te gjitha te kqijat ne kosov jan msuar nga i ndjeri presint rugova po edhe votimi i te vdekurve ka filluar nga ai njeri dhe i perkeshni te tjeret ju keni vdek per kosoven ska me asgje nga ju ju dini vetem te rraheni me karrige te shaheni mes vete dhe asgje tjeter

    Pëlqejeni

Lini një koment