“Shumaheri” i Shqipërisë
Më shpejtësi marramendëse një qytetarë nga Shqipëria ka hyre në kufirin e Kosovës, duke mos u ndalur në kontrollin policorë.
Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arritur ta kap ngasësin e makinës nga Shqipëria, disa kilometra pasi ka hyrë brenda territorit të Kosovës. Me urdhër të prokurorit është urdhëruar që i njëjti të dalë para gjykatës me procedurë të shpejtë.
“Në Vermisë një i dyshuar mashkull shtetas nga Shqipëria ka kaluar kufirin Shqipëri -Kosovë me automjetin e tij me një shpejtësi të madhe duke mos u ndalur në kontrollin policor. Policia ka arritur ta ndaloj disa kilometra ne brendi të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.